Bashkë përsëri, grupi i famshëm Erreway rikthehet në skenë

Bashkë përsëri, grupi i famshëm Erreway rikthehet në skenë

Kush nuk i mban mend erreway, telenovelën e famshme argjentinase e cila rrëmbeu zemrat e të gjithë adoleshentëve në botë duke u shëndërruar në të preferuarën e kohës. Grupi erreway kanë vendosur të rikthehen fuqishëm pranë publikut të tyre mbas shumë vitesh me anë të një touri në disa vende të botës për të performuar muzikën që dikur të gjithë adoleshentët e këndonin. Në këtë shfaqe do të performojnë vetëm tre antarë të bandës dikur gjë e cila ka ngritur dyshimet nga fansat dhe mediat argjentinase për mungesën e aktores dhe modeles argjentinase Luisana Lopilato ose e njohur ndryshe nga fansat e telenovelës si Mia e cila nuk do të jetë pjesë e tourit. Pas dyshimeve dhe aludimeve të shumta ajo ka vendosur të reagojë në Tik Tok duke sqaruar për të gjithë ndjekësit e saj se arsya e mungesës është për shkak të kalendarit të zënë me punë në datat që banda erray do të performojë duke e bërë të pamundur praninë e saj, por ajo përfundon se është shumë e lumtur për miqtë e saj duke i falenderuar të gjithë ndjekësit për mesazhet e shumta që i kanë dërguar. Kujtojmë se Luisana Lopilato është e martuar me këngëtarin e njohur kanadez Michael Buble në 31 Mars 2011 dhe prej asaj kohe vazhdojnë të lumtur bashkë.