“Kush po e ndjen dashurinë” Një ish-bashkëshorte si Demi Moore
Demi Moore ka vendosur ti qëndrojë afër ish- bashkëshortit të saj aktorit Bruce Willis i cili po kalon momente jo të mira nga ana shëndetësore. Moore ka ndarë disa çaste me Bruce me rastin e 70 vjetorit të tij teksa duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit këto momente aktorja ka vendosur ti ndajë dhe me ndjekësit e saj në llogarinë e instagramit duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Kohë cilësore me BW… Kush po e ndjen dashurinë! Vazhdoni ta shpërndani! Gjithashtu në një intervistë me gazetaren Christiane Amanpour aktorja në lidhje me çështjen e ish-bashkëshortit të saj ka thënë se se Willis është në një vend shumë të qëndrueshëm për momentin, është shumë e vështirë dhe jo ajo që do t’i dëshiroja askujt, dhe ka humbje të madhe – por ka edhe bukuri dhe dhurata të mëdha që mund të dalin prej saj është shprehur ndër të tjera ajo. Kujtojmë se Moore dhe Willis kanë qënë të martuar nga viti 1987 deri në 2000, martesë kjo nga e cila kanë ardhur në jetë tre fëmijë Rumer, Scout and Tallula.



