Luiz Ejlli hedh poshtë aludimet “Nuk do të jem në Ferma Vip dhe as kandidat për deputet”
Me anë të një story në llogarinë e tij të instagramit Luiz Ejlli ka sqaruar një herë e mirë të gjithë aludimet të cilat fliten në lidhje me pjesamarrjen e tij në reality shown Ferma Vip e cila pritet të nisë së shpejti po ashtu dhe për sa i përket kandidaturës për deputet . Këngëtari ka mohuar të gjithë këto lajme të cilat qarkullojnë së fundmi në lidhje me të. Në storyin e postuar ai shkruan: “Mendoja se do ndalonit, por jo! Ju bëj me dije se nuk kam folur kurrë me askënd as ndonjë telefonatë në lidhje me atë fermën vip. Pra me pak fjalë nuk do të jem në asnjë fermë as nuk do të jem kandidat për ndonjë forcë politike. Boll se nuk ka më lezet!”
