Valbona dhe Laerti përballen me njëri-tjetrit pak përpara eleminimit
Në mbrëmjen e sotme të Big Brother Vip Valbona dhe Laerti vihen dhe një herë të fundit përballë njëri-tjetrit përpara eleminimit. Vëlla i madh i dha mundësinë që të flasin edhe një herë për të sqaruar mes tyre arsyen se pse Laerti bëri një zgjedhje të cilën Valbona nuk e priste aspak. Mes dy zgjedhjeve që Big Brother i dha lojtarëve për të qëndruar akoma si një banor i vetëm apo të dilnin në një televotim të hapur me njëri-tjetrit Valbona ka zgjedhur të qëndrojë një banor i vetëm ndërsa nga ana tjetër Laerti ka zgjedhur televotimin e hapur me Valbonën, gjë e cila solli një debat të ashpër mes dy palëve. Debati mes tyre ka agravuar me akuza të rënda ku Valbona e ka akuzuar Laertin si tradhëtar dhe të pabesë nga ana e Laertit kjo zgjedhje ka ardhur sepse ai vendosi të pranojë lojën që vëllai i madh i ofroi. Banorët e shtëpisë po ashtu përkrahën Valbonën duke kryqëzuar vendimin e pabesë të Laertit.

