Cardi B reagon e revoltuar pas dëmtimit të çantës Hermes nga vajza e saj
Këngëtarje me famë botërore Cardi B ka reaguar e revoltuar përmes një video që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram pasi vajza e saj Kulture i ka dëmtuar çantën e markës Hermes duke i vizatuar një zemër në të. Ky veprim i vajzës së saj ka mërzitur këngëtaren pasi ajo çantë ka vlerën e 60,000 dollarë gjë të cilën ajo e pohoi teksa po tregonte zemrën e pikturuar në të. Çanta Hermes në ngjyrë të verdhë e Cardi B tashmë e ka dhe një zemër të vogël në të nga vajza e saj.

