George Clooney tregon arsyen se pse nuk do të bëjë më filma romantikë
Aktori i njohur amerikan George Clooney nuk do të bëjë më filma romantikë . Këtë deklaratë ai e ka dhënë për programin e njohur “60 Minuta” në rrjetin CBS. Aktori i cili është cilësuar si një ndër meshkujt më të bukur të hollywoodit nuk do të jetë më pjesë e filmave romantikë pasi siç duket për të koha e filmave të tillë ka mbaruar. Gjatë intervistës Clooney u shpreh: “Shiko, unë jam 63 vjeç. Nuk po përpiqem të konkurroj me protagonistë 25-vjeçarë. Kjo nuk është puna ime. “Unë nuk bëj më filma romantikë”. Kujtojmë se filmi i fundit romantik i George Clooney ishte “Ticket to Paradise” nga viti 2022, me Julia Roberts, i cili fitoi një shifër të konsiderueshme 168 milionë dollarë në arkat botërore.
