Bad Bunny pjesë e fushatës ikonike të Calvin Klein, shitje rekord në 48 Orë

Bad Bunny pjesë e fushatës ikonike të Calvin Klein, shitje rekord në 48 Orë

Këngëtari me famë botërore Bad Bunny ka qënë në qëndër të vëmëndjes së fundmi për shkak të pjesmarrjes së tij në fushatën e të brendshmeve për markën e njohur Calvin Klein. Në fotot dhe videot ku ai shihet duke pozuar dhe kërcyer Bad Bunny tregon trupin e tonifikuar. Sipas burime kjo fushatë mori hov në shitje, duke arritur të gjenerojë 8.4 milionë në më pak se 48 orë. Këngëtari latin foli për pjesamarrjen e tij në këtë fushatë duke pohuar se kjo gjë ka qënë pjesë e planeve të tij për një kohë të gjatë. “Jam i emocionuar dhe mirënjohës për mundësinë që të jem pjesë e fushatës ikonike të kësaj marke dhe të qënit në gjendje ta xhiroj atë në Porto Riko e bën atë shumë më të veçantë dhe origjinale. Kisha një rutinë të tërë të fokusuar në fizikun tim dhe të stërvitesha sa më mirë që të ishte e mundur. E vetmja gjë për të cilën mund të mendoja pasi mbaroi fushata ishte të haja gjithçka ka thënë më tej Bad Bunny.