Kevin i “Home Alone” më i dashuruar se kurrë
Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm të Krishlindjeve “Home Alone” me aktorin Macaulay Culkin, edhe pse vitet kalojnë ky film është gjithmonë në menunë e festave. Aktori i filmit të njohur, prej vitesh është i martuar me aktoren Brenda Song dhe të dy janë prindër të dy djemve. Çiftit e kemi parë gjithmonë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje të tyre. Me rastin e ditëlindjes së Brendes, aktori Macaulay ose i njohur me emrin “Kevin” që mbas filmit Home Alone ka shprehur edhe një herë publikisht dashurinë për bashkëshorten e tij në llogarinë e tij të instagramin. Para pak ditësh ai ka publikuar një foto të saj me mbishkrimin “E di që prita deri në fund të ditës, por doja të tregoja publikisht dashurinë time për @brendasong
Sot ishte ditëlindja e saj. Unë vetëm dua që të gjithë ta dini se kam bërë më të mirën për t’i dhënë asaj ditën më të mirë të mundshme. Ishte e lehtë, e thjeshtë dhe e lezetshme; thjesht një grua e mahnitshme e rrethuar nga djemtë e saj, lulet dhe torta.
Le të shpresojmë që 18 1/2 vitet e ardhshme të shkojnë po aq mirë sa dy vitet e fundit 18 1/2.
te dua”.


