Kelly i eleminuari i rradhës në Big Brother Vip, tregon arsyen që e penalizoi
Kelly është i eleminuari i këtij prime në Big Brother Vip. Mes 10 banorëve brenda shtëpisë këngëtari ka qënë më pak i votuar nga publiku për të vazhduar garën. Menjëherë mbas daljes i pyetur në studio se pse kjo zgjedhje e publikut për tu larguar, ai i është përgjigjur se ndoshta futja më vonë në shtëpi aty ku loja tashmë kishte filluar mund ta ketë penalizuar.
