Rozana dhe Gerta “kokë më kokë” për çmimin e madh

Rozana dhe Gerta “kokë më kokë” për çmimin e madh

Meqë jemi tek kolltuku i kuq dhe kolltuku blu, vëllai i madh i ka vendosur banorët përballë zgjedhjes për të vendosur se kush banor do të shkojë drejt finales. Ata të cilët ishin të ulur në kolltukun e kuq do të zgjidhnin emrin e personit të cilin mendonin se e meriton finalen dhe anasjelltas. Kjo zgjedhje e banorëve me shumicë votash mes tyre bëri që Rozana dhe Gerta të zgjidhen si banoret të cilat meritojnë të shkojnë në finale, nga ana tjetër kjo zgjedhje i vendosi ato kokë më kokë në televotim se kush nga të dyja do të shkojë drejt finales, përgjigja e së cilës do të zbulohet në prime tjetër të Big Brother Vip.