Zonja dhe Zotërinj, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani, kjo skenë bën bashkë dy moderatoret e njohura…
Dy moderatoret më të njohura në Shqipëri, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani do të ndajnë skenën bashkë. Lajmi është konfirmuar nga Revista Class se Alketën dhe Arbanën do ti shohim për herë të parë bashkë në skenë, dhe ku tjetër përveç se në skenën e X Factor Albania, ku Arbana do të jetë e ftuara speciale e natës finale. Pas një shkëputje të gjatë nga ekrani moderatorja ka vendosur të kthehet në ekran pikërisht në këtë skenë. Për të gjithë ata të cilën e kanë pyetur se kur do ti kthehet skenës, Arbana i është përgjigjur me një story në llogarinë e saj të instagramit duke shkruar: “Do shihemi” gjë e cila ka konfirmuar edhe një herë daljen e saj në këtë format.

