“Ndjenjat e pashprehura”,Aldo i hap zemrën Danjës

“Ndjenjat e pashprehura”,Aldo i hap zemrën Danjës

Aldo vendosi ti hapi zemrën Danjës duke rrëfyer ndjenjat që nisi të kishte kundrejt saj. Gjatë bisedës ai është shprehur: “Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them dhe të mos bësh ndonjë reagim, ka disa kohë… po të thoja që në fund të ditës ndjenja lind dhe nuk ke çi bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër jo sepse pëlqeja rezin, por doja të shkëputesha nga ti sepse papritur filloja të ndjeja ca gjëra që nuk doja ti ndjeja ndaj teje, gjëra që e kalojnë raportin shoqëror. Nuk e kontrrolloj dot nuk kam çi bëj, thashë po largohem.” Kanë qënë këto fjalët e Aldos i cili dukej i emocionuar teksa po i shprehte ndjenjat e tij Danjës.