Xheneta i jep “lamtumirën e fundit” Gjestit publikisht

Xheneta i jep “lamtumirën e fundit” Gjestit publikisht

E ftuar në emisionin e Diell me Nevina Shtyllën, Xheneta ka pranuar se kjo dalje e saj do të ishte e fundit për sa i përket temës që ka të bëjë me Gjestin. Ajo dorëzoi gjithashtu vellon dhe kanatieren e Gjestit gjatë kohës që marrëdhënia e tyre nisi në formatin e Big Brother Kosova aty ku të dy nisën një histori dashurie e cila nuk pati një fund të lumtur. Xheneta ka pranuar gjithashtu dhe shqetësimet që ka pasur nga njerëzit përeth të cilët e kanë pyetur pa pushim rreth Gjestit nga ana tjetër ajo i ka uruar ish- të dashurit të saj gjithë të mirat në jetën e tij personale dhe atë profesionale.