“Të dua” Thimothée Chalamet emocionon Kylie Jenner para publikut
Aktori i njohur Thimothée Chalamet dhe kylie Jenner e nisën këtë vit të ri më të dashuruar se kurrë. Dyshja ishin të pranishëm në eventin e Çmimeve të Zgjedhjes së Kritikëve nga ku Thimothée ishte në listën e kandidatëve kryesorë duke rrëmbyer dhe çmimin si aktori më i mirë. Të dy morën vëmëndjen e publikut me veshjet që kishin zgjedhur për këtë event ku kyliejenner kishte zgjedhur një fustan sensual vintage Versace nga koleksioni i pranverës 1996 me triko metalike të zezë të shndritshme, me një dekolte të thellë dhe detaje dantelle përgjatë anëve, ndërsa aktori një kostum të prerë me vija blu të errët dhe një kravatë Givenchy me motive. Në fjalimin e falenderimit të tij Thimothée ndër të tjera falënderoi gjithashtu edhe partneren e tij të pranishme në sallë duke i thënë asaj: "Të dua".




