“Gabimet që po i dëmtojnë flokët, ja si t’i shmangim”

Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim, këto janë 11 këshillat se si ti keni ato:
1.Lani flokët rrallë. Larja e tepërt e flokëve me shampo mund të heqë vajrat natyralë nga flokët dhe skalpi juaj. Larja e flokut rrallë ndihmon në ekuilibrin e vajit për shumicën e llojit të flokëve.
Produkt trend i momentit
Tharëse Profesionale Flokësh me Teknologji Jonike & Mbrojtje nga Nxehtësia
E përshtatshme për përdorim në shtëpi, hotele dhe udhëtime.
Çmimi aktual: ALL 2,193.85
Çmimi i mëparshëm: ALL 4,477.21
Zbritje: 51% OFF
Ky material përmban lidhje affiliate.
2. Sigurohuni të zgjidhni balsamin e duhur për flokun tuaj. Aplikoni balsamin në mes dhe në majat e flokëve dhe më pas drejt kokës, teksa e bëni këtë masazhojeni pjesën ku keni vendosur balsamin.
3.Bëni një maskë flokësh pjesë të rutinës tuaj për flokët. Maskat e flokëve ndihmojnë në hidratimin dhe forcimin e boshtit të flokëve duke i bërë ato të buta dhe të shëndetshme.
4.Mbroni flokët tuaj kur përdorni tharse apo pjastër. Mundohuni ta shmangni përdorimin e nxehtësisë në flokët tuaj ose në të kundërt mos harroni të aplikoni një krem hidratues mbrojtës përpara përdorimit të nxehtësisë.
5.Lëreni flokun tuaj të pushojë. Pasi keni aplikuar lyerje, zbardhje apo trajtime të ndryshme lërini flokut kohën të pushojë dhe rikuperohet nga këto ndryshime.
6.Mbroni flokun tuaj kur e ekspozoni atë në diell. Aplikimi i balsamit apo një maske mbrojtëse e ndihmon flokun tuaj ndaj rrezeve të diellit.
7.Parandaloni këputjen e flokut duke e krehur përpara se ta lani. Me një furçë ose me gishta mund të çlironi flokët në mënyrë parandalin e ngatërrimit gjatë dushit gjë e cila sjell këputjen e flokut.
8.Koha më e mirë pë të krehur flokët tuaj është kur ato janë të thata. Shmangni krehjen e tyre kur janë akoma të lagur pasi bëhen tepër të ndjeshëm nga këputja.
9.Shtrydhini flokët e laguara me një peshqir pasi ti thani ato, por mos i fërkoni pasi mund ti këpusni. Mbajeni peshqirin të vendosur në kokë në mënyrë thithjen e ujit.
10.Kujdesuni për flokët tuaj teksa flini. Mblidhini flokët me një bishtalec të lirshëm ose një kapuç gjumi në mënyrë mbrojtjen e flokëve nga këputja.
11. Pritini flokët shpesh gjatë vitit në mënyrë heqjen e majave të dëmtuara ose të ndara. Prerja e flokëve e mban atë të shëndetshëm .


