“Girls supporting girls”,mesazhi i ëmbël i Oriola Marashit
Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit një foto të saj në “story”, ku shfaqet natyrale dhe pa filtra. Postimi është shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe domethënës:“EDHE KJO ËSHTË BUKURI REALE. AKNËT NUK JANË TURP. KJO KA QENË LËKURA MË E KEQE E JETËS TIME, POR NUK MA KA HEQUR VLERËN. JU LUTEM, TREGONI MË SHUMË EMPATI.” Ky reagim i Oriolës vjen në një moment kur në rrjete sociale është diskutuar gjerësisht pamja pa makeup e banores së “Big Brother VIP”, Stelinës, duke rikthyer vëmendjen te presioni mbi pamjen fizike dhe standardet e bukurisë. Mesazhi i modeles drejtuar ndjekësve shërben si një thirrje për më shumë mirëkuptim dhe mbështetje mes vajzave, në frymën e “girls supporting girls”.



