A më shkon mua të jem baba? Gjesti pyet Eglin, përgjigja e saj është kjo…
“Nëse unë dhe ti kishim qënë të martuar çfarë do të isha unë për nipin tënd”? Gjesti ka ngacmuar Eglin duke i drejtuar këtë pyetje fillimisht dhe më pas e pyet sërisht “A më shkon mua të jam baba? Egli është munduar ti shmanget pyetjes por këmbëngulja e Gjestit për ta pyetur sërisht ka bërë që Egli ti përgjigjet me një buzëqeshje duke i thënë se një përgjegjësi të tillë ai nuk e mban dot, gjë të cilën siç dukej nga përgjigja Gjesti nuk e ka pranuar duke u shprehur se “Kur të lind fëmija deshte,sdeshte duhet ta mbash atë përgjegjësi”.

