Beyonce dhe Jay-z “preja” e rradhës së Kanye West
Kanye West është një ndër personazhet i cili njihet për daljet e çuditshme publike dhe gjuhën që përdor kundrejt të gjithë atyre që ai i mendon si të padrejtë apo dhënien e mendimit të tij pa filtra pa hezituar ndaj opinioneve të njerëzve. Këtë herë “preja” e rradhës kanë qënë dy artistët e njohur Jay-z dhe Beyonce ku me anë të një postimi në instagramin e tij të cilin e fshiu këngëtari shkroi “Prit a i ka parë njeri fëmijët e vegjël të Beyonces dhe Jay-z”duke hamendësuar kështu aftësinë mendore të Rum dhe Sir. Kjo gjuhë fyese që këngëtari përdori kundrejt fëmijëve të artistëve nuk kaloi pa u vënë re nga nëna e Beyonces, Tina Knowles e cila ka reaguar po ashtu në llogarinë e saj të instagramit me anë të një video teksa shton se: “Është e vështirë të mbetesh pozitive dhe me klas përballë inorancës dhe të keqes”.