Përpara se të ikni me pushime, mos harroni të merrni këto gjëra me vete…
Vera po afron po ashtu edhe pushimet. Përgatitja e valixhes dhe nxitimi për të marrë shumë gjëra njëkohësisht na bën të harrojmë ato që vërtet mund të jenë të rëndësishme fjatë udhëtimit. Ja disa nga gjërat kryesore të cilat nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve.
- Dokumentet kryesore(pashaportën ose kartën e ID në rast se do të udhëtoni brenda apo jashtë vendit tuaj.
- Para(sigurohuni që të mbani gjithmonë disa para të thata me vete, për të qënë të pregatitur ndaj çdo situate emergjente)
- Ilaçe(mos harroni të merrni disa pilula me vete qoftë për dhimbje barku, koke të cilat mund të bëhen të paparashikueshme para apo gjatë udhëtimit)
- Produktet e fytyrës dhe furçen e dhëmbëve(Në një kuti të vogël organizuese mund të paketoni këto produkte esenciale të cilat janë vërtet të nevojshme në valixhen e udhëtimit)
- Kapelet dhe syzet e diellit(Levizja nga njëri vend në tjetrin mund të shkaktojë skuqje dhe irritime dhe mbrojta më e mirë janë syzet e diellit dhe një kapele)
- Rroba ekstra(Mos harroni të mbani gjithmonë një palë rroba të trasha ekstra pavarsisht nëse pushimet mund të jenë verore, moti i keq mund të prishë nga momenti në moment kohën tuaj të pushimit)
- Karikues Portativ (Fotot më të bukura bëhen gjatë pushimeve kshuqë mos harroni të merrni masat e duhura përpara se të niseni)

