Emocione të paharrueshme në Big Brother Vip, zbulohet data e finales
Hapja e reality showt më të famshëm në Shqipëri Big Brother Albania Vip emocionoi të gjithë banorët e shtëpisë duke i rikujtuar atyre të gjithë momentet e përjetuara, një përzierje emocionesh, kujtimesh, lotësh, çaste lumturie. Çdo banor e ka përshkruar si një ekperiencë unike dhe të papërshkrueshme e cila nuk do të mund të përjetohet më sërisht. Me këtë tablo kujtimesh të krijuara brenda shtëpisë plot ngjyra banorët kanë zbuluar datën e finales së Big Brother Vip e cila do të jetë në 19 Prill.

