Ivanka Trump na zbulon një anë tjetër të sajën, përveç politikës
Përveç politikës Ivanka Trump na ka treguar një anë tjetër të saj shumë ndryshe nga çfarë mund ta imagjinojmë, atë të sportit dhe në këtë rast të arteve marciale. Vajza e madhe e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një video në llogarinë e saj të instagramit ku shihet duke praktikuar këtë sport. Ivanka shfaqet e veshur me uniformën tradicionale të kësaj disipline teksa ushtron këtë sport me një person tjetër. Kjo praktikë e arteve marciale quhet “El jiu-jitsu” dhe biznesmenja ka ditur ta përfaqësojë më së miri në këtë video që ajo ka ndarë me 8.3 milionë ndjekësit e saj.
