Jessica Alba përballon divorcin me pozitivitet dhe motivim

Jessica Alba përballon divorcin me pozitivitet dhe motivim

Aktorja Jessica Alba ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram disa shprehje frymëzuese bashkëngjitur me foto në ambjentet e palestrës teksa bukuroshja ushtron. Mesa duket aktorja ka vendosur që divorcin ta kalojë duke motivuar veten për të vazhduar përpara. Alba gjithashtu ka postuar disa foto më herët teksa shihet duke festuar ditëlindjen e aktores Eva Longoria e rrethuar me miq të shumtë. Jessica Alba paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshorti Cash Warren me të cilin ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Aktorja 43 vjeçare e Trigger Warning, u paraqit në gjykatën e qarkut të Los Anxhelosit të premten 7 shkurt, duke përmendur dallime të papajtueshme dhe duke renditur datën e ndarjes së tyre si 27 dhjetor 2024, sipas burimeve. Disa nga shprehjet motivuese që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj janë: “Ju shkëlqeni ndryshe kur besimi juaj ushqehet nga besimi në veten tuaj në vend të vërtetimit nga të tjerët.”

“Çdo shtatë vjet, çdo qelizë në trupin tuaj ka vdekur dhe është zëvendësuar nga qeliza të reja. Në një kuptim fizik, ju jeni fjalë për fjalë një person tjetër. Ashtu si gjithë natyra, ne jetojmë në një gjendje të përhershme vdekjeje dhe rilindjeje”.

“Mike jo çdo stinë ka të bëjë me lulëzimin. Disa stinë janë për mbjellje. Disa janë për pushim. Disa janë për të mësuar”.

“Ji krenare për vendin nga vjen, Mia”.

Këto kanë mjaftuar që ndjekësit e saj të vërshojnë me mesazhe mbështetëse.