“Kjo nuk është më lojë”, mesazh i fortë nga familjarët e Juelës

“Kjo nuk është më lojë”, mesazh i fortë nga familjarët e Juelës

Kutia e pandorës dhe zgjedhja e Juelës mbrëmjen e djeshme ne Big Brother Vip ka nxitur akoma më shumë debatet midis Gretës dhe Juelës të cilat kanë kaluar në ofendime dhe bullizime.

Produkt trend nga AliExpress

Produkt trend i momentit

Tharëse Profesionale Flokësh me Teknologji Jonike & Mbrojtje nga Nxehtësia
E përshtatshme për përdorim në shtëpi, hotele dhe udhëtime.
Çmimi aktual: ALL 2,193.85 Çmimi i mëparshëm: ALL 4,477.21 Zbritje: 51% OFF

Kliko & Bli

Ky material përmban lidhje affiliate.

Kjo situatë ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjete sociale për të dy vajzat por ka nxitur dhe reagimin e familjarëve të Juelës.

Përmes një postimi në instagram familjarët e saj kanë reaguar duke u shprehur:

“Në emër të familjes së Juelës, jemi të detyruar të reagojmë publikisht ndaj sulmeve te vazhdueshme, fyerjeve, bullizimit dhe sjelljeve denigruese që po i bëhen vajzës sonë. Kur një situate tejkalon çdo normë njerëzore dhe shogürore, kur cenohet dinjiteti personal, skelet privatësia dhe tentohet të shkatërrohet imazhi dhe personaliteti i një personi perpara publikut, kjo nuk mund dhe nuk duhet të quhet më LOJE. Etiketimet postëruese, shtyrjet e përsëritura me këmbë, aktet e peshtyrjes dhe çdo formë tjetër postërimi publik janë sjellje te papranueshme dhe nuk kane vend ne asnje format argetimi apo gare. Këto janë akte qü tejkalojnë kufijtě e respektit njerëzor dhe nuk mund të normalizohen. Për më tepër, është e papranueshme që të merret nëpër këmbë edhe profesioni i saj, duke tallur dhe denigruar punën e ndershme si shitëse pranë Hermès. Çdo profesion i ndërtuar me përkushtim dhe punë të ndershme meriton respekt, jo përqeshje apo përdorim si mjet sulmi publik. I bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve — fillimisht atyre që mbështesin Juelën, por edhe mbështetësve të çdo konkurrenti tjetër — të tregojnë përgjegjësi në gjuhën që përdorin dhe në mënyrën si zgjedhin të komentojnë. Po ashtu, u drejtohemi figurave publike që, përmes memeve apo deklaratave denigruese, nxisin urrejtje dhe përçarje: ndaloni së ushqyeri klimën e linçimit publik. Mos e ktheni mendimin ndryshe në urrejtje. Mos e ktheni kritikën në poshtërim. Asnjë person nuk meriton fyerje, linçim apo dhunë verbale.Juela meriton respekt, ashtu si çdo njeri tjeter. Faleminderit. Familja Nikolli”