Kush është seriali për të cilin të gjithë janë duke folur?

Kush është seriali për të cilin të gjithë janë duke folur?

Adoleshenca quhet seriali i cili mesa duket ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve duke u cilësuar si një ndër serialet më të shikuara të momentit në platformës Netflix. Vlerësimet dhe opinionet për këtë serial kanë qënë të menjëhershme pas prezantimit të tij. The Guardian e quajti gjëja më e afërt me përsosmërinë televizive në dekada, të tjerë e kanë përshkruar si një kryevepër teknike të përjetshme. Kjo dramë angleze solli reagimin e audiencën që në javët e para ku vetëm në katër ditë numëroi një shifër marramëndëse 24.3 milion shikues nga e gjithë bota, çdo episod i këtij seriali është xhiruar si një skenë e vetme, teksa duket sikur historia shpaloset në kohë reale duke bërë që kamera mos e humbasë fokusin e ngjarjes në asnjë moment. Shumë shikues janë shprehur se përgjatë serialit janë ndjerë sikur ishin në të njëjtën dhomë me personazhet dhe këtu qëndron pikërisht dhe sekreti se pse ky serial është konsideruar tepër emocional duke arritur menjëherë rekorde shikueshmërie. Adoleshenca flet për historinë e një djali 13 vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e shoqes së klasës së tij. Gjendja emocionale që personazhi kryesor përcjell e bën këtë dramë madhështore në atë që trasmeton tek shikuesit.