Lamtumirë ikonës së skenës dhe kinemasë, Margarita Xhepa

Lamtumirë ikonës së skenës dhe kinemasë, Margarita Xhepa

Sot eshtë shuar në moshën 93-vjeçare një nga figurat më të mëdha të teatrit dhe kinematografisë shqiptare,Margarita Xhepa. Me një karrierë të gjate dhe te pasur, ajo ka lënë një trashëgimi të vyer ne artin shqiptar, duke interpretuar me mjeshteri dhjetëra role në skenë dhe në ekran.E lindur më 2 prill 1932 në Lushnjë, Margarita Xhepa nisi rrugëtimin e saj artistik që në rininë e hershme dhe shpejt u bë një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Gjatë karrierës së saj, ajo interpretoi mbi 150 role teatrale dhe mori pjesë ne 32 filma, duke u bërë një emër i njohur dhe i vleresuar në artin skenik dhe kinematografik. Ndër rolet e saj më të spikatura në kinematografi përmenden filmat”General Gramafoni”, “Dora e Ngrohtë”,dhe “Apasionata”. Ajo u vlerësua me tituj të rëndesishëm për kontributin e saj të jashtezakonshem, perfshire titullin “Artiste e Popullit”, duke lënë nje ndikim te pashlyeshem në artin shqiptar.Homazhet në nder të saj do të mbahen nesër, me 4 prill, ku miq,kolegë dhe artdashës do t’i japin lamtumirën e fundit një prejf igurave më te ndritura te kulturës shqiptare.Trashëgimia e saj artistike do të mbetet një burim frymëzimi per brezat e ardhshëm, ndërsa rolet dhe interpretimet e saj do të jetojnë gjithmonë në kujtesën e publikut.