“Lufta e Ftohtë” midis Lorit dhe Jozit për finalen e Big Brother Vip
Marrëdhënia midis Lorit dhe Jozit gjatë kësaj jave duket se nuk ka shkuar mirë, kjo për shkak të pretendimit që çifti ka për njëri-tjetrin. Nga njëra Lori e cila tregon qëndrimin e saj në lidhje me Jozin i cili nuk kalon kohë mjaftueshëm me të duke qëndruar më shumë me banorët e tjerë, dhe nga ana tjetër Jozi i cili ka pranuar në dhomën e rrëfimit që Lori nuk e ka mbështetur në asnjë situatë në shtëpi, pretendime të cilat nga të dyja palët ka çuar në krisjen e lidhjes midis tyre. Duke marrë shkas nga situatat e ndodhura gjatë javës mesa duket çifti Lori-Jozi kanë vendosur që në finalen e Big Brother Vip secili të bëjë lojën e vet.

