Mes lotësh dhe emocionesh, Gerta Gixhari thyen rregullat në Big Brother Vip

Mes lotësh dhe emocionesh, Gerta Gixhari thyen rregullat në Big Brother Vip

Gjatë mbrëmjes së sotme Gerta është surprizuar nga djali i saj i vogël Gridi. Banorja ka thyer rregullat duke mos i lënë banorëve zgjedhjen për të vendosur me shumicë votash se cili nga banorët duhet të takonte fëmijët të cilët u shfaqën në ekran. Ndërmjet vajzës së Aldos, mbesave të Jozit dhe djalit të gertës, ajo nuk ka rezistuar dot teksa ka parë në ekran djalin e saj duke vrapuar drejt tij. Një takim emocionues ky midis Gertës dhe djalit të saj, takim për të cilin banorja e ka përmendur shpesh herë në shtëpi për shkak të mallit që kishte për fëmijët e saj. Por surprizat u plotësuan dhe për Jozin dhe Aldon të cilët patën mundësinë të takonin të afermet e tyre të vogla.