Në eventin e “Sag Awards” Timothe Chalamet zëvëndëson Kylie Jenner

Në eventin e “Sag Awards” Timothe Chalamet zëvëndëson Kylie Jenner

Aktori i njohur Timothee Chalamet së fundmi ka qënë në vëmëndje të mediave rozë për shkak të lidhjes së tij romatike me bukuroshen Kylie Jenner, kjo pasi ai dhe Jenner kanë vendosur që mardhënien e tyre të dashurisë ta shfaqin edhe në publik. Çifti kanë qënë të pranishëm në shumë evente së fundmi duke qënë në vëmëndjen e të gjithëve por në eventin SAG Awards aktori është pari i shoqëruar nga nëna e tij. Timothee Chalmet u nominua për rolin e tij në filmin biografik të Bob Dylan ‘A Complete Unknown’. Aktori përfundoi duke marrë çmimin për performancën e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një rol kryesor, por Jenner nuk ishte e pranishme për të festuar arritjen e të dashurit të saj të zemrës.