Nëse nuk e dini akoma fjala më e përdorur në këtë Big Brother Vip ka qënë kjo…
Pak mund ta marrin me mend, madje edhe vetë banorët e shtëpisë që fjala më e përdorur brenda “Big Brother Vip” ka qënë “Divani”. Në një klip që vëllai madh shfaqi në ekran i tregoi banorëve se sa shpesh në mënyrë të vetëdijshme ose jo ishte përdorur fjala divan nga ata, kjo si pasojë dhe të ndarjes së banorëve në dy divane. Mes divanit të kuq dhe divanit blu banorët kanë zgjedhur pikërisht të ndahen në ato dy divane në debate mes njëri-tjetrit. Kjo situatë padiskutim teksa video shfaqej në ekran duke treguar të gjithë herët që ishte thënë fjala,divan i kuq dhe divani blu mes tyre shkaktoi të qeshura.

