Papa Françesku po shërohet pas krizës respiratore, pritet dalja e parë publike

Papa Françesku po shërohet pas krizës respiratore, pritet dalja e parë publike

Papa Françesku pritet të bëjë daljen e tij të parë publike mbas një periudhe të gjatë kohe ku si pasojë e një problemi shëndetësor përjetoi një krizë respiratore të ngjashme me astmën me intensitet të zgjatur. Mjekët që e kanë trajtuar Françeskun në spitalin Gemelli në kryeqytetin italian, Romë kanë qënë në gadishmëri ndaj çdo përkeqësimi që papa mund të kishte, por sipas burimeve ai po ecën shumë mirë. Vatikani raportoi se gjendja e Papës ishte e qëndrueshme, me disa përmirësime në frymëmarrje dhe lëvizshmëri gjithashtu mjekët nuk kanë dhënë asnjë indikacion në lidhje me daljen e tij nga spitali, ka shtuar më tej Vatikani. Kujtojmë se Papa Françesku ka kaluar gati 12 vjet si udhëheqës i Kishës Katolike Romake ai ka vuajtur një sërë problemesh shëndetësore gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë heqjen e një pjese të mushkërive të tij në moshën 21-vjeçare, duke e bërë atë më të prirur ndaj infeksioneve.