Pas eleminimit nga Big Brother Rizarta ka një mesazh për të gjithë

Pas eleminimit nga Big Brother Rizarta ka një mesazh për të gjithë

Mbrëmjen e së shtunës në Big Brother Vip Albania pati dy eleminime ku një ndër to ishte dhe eleminimi i Rizartës, njërës prej vajzave më simpatike të shtëpisë por dhe më të voglës së Big Brother Vip Albania. Pas daljes nga shtëpia e famshme Rizarta ka një mesazh për të gjithë ata të cilët e mbështetën dhe e përkrahën rrugëtimin e saj në këtë reality show. Përmes një foto të postuar në llogarinë e saj të instagramit ajo shkruan: “Nje simfoni emocionesh shkruar me guxim,dashuri,qetësi dhe besim te plotë në vetvete.Fjalia paraardhese pershkruan kapitujt e rrugetimit tim në @bigbrotheralb_vip dhe njesoj simfonia do te vazhdoje edhe ne kapitujt e ardhshem te nje rrugetimi më të çmuar akoma,atë të jetës. Per te gjithe ju qe arritët te shihni Rizartën e vërtetë përtej mijera interpretimeve,faleminderit! Jam jashtëzakonisht mirenjohëse per te gjithe dashurine e marre dhe dua shume t’ju kthej te gjithve çdo grimce te saj.Përtej frikës,guximit,tëqeshurave,lotëve, paqartësisë, keqkuptimeve dhe lojës, shpresoj te keni marrë nga une vlera e qasje të sinqerta dhe të ngrohta.Shume entuziaste te vazhdoj te ndaj me ju pjesezat e ardhshme të jetës sime.Do të ndërtojmë një puzzle shumë te bukur së bashku jam e sigurtë!Faleminderit @topchannelalbania per mundesine e dhene.Faleminderit të gjithe ju,miqtë virtual të Rizit.Ju dua shumë!”