Rezarta Shkurta me mesazh të fortë: “Mos i quani vajzat gënjeshtare pa prova”
Historia midis Brikenës dhe Mateos duket se ka ndezur debate dhe kuriozitet jo vetëm për banorët brenda shtëpisë, por edhe tek të gjithë ndjekësit, ndër to dhe personazhet e famshëm të cilët shpesh kanë ndarë mendimet e tyre rreth situatave apo personazheve.
Produkt trend i momentit
Tharëse Profesionale Flokësh me Teknologji Jonike & Mbrojtje nga Nxehtësia
E përshtatshme për përdorim në shtëpi, hotele dhe udhëtime.
Çmimi aktual: ALL 2,193.85
Çmimi i mëparshëm: ALL 4,477.21
Zbritje: 51% OFF
Ky material përmban lidhje affiliate.
Një ndër këto personazhe të njohur është edhe Rezarta Shkurta, e cila përmes një story në llogarinë e saj të instagramit ka shkruar:
“Mbaj mend kur isha vajzë e vogël, nuk isha e lidhur me askënd. Isha në plazh me shogen time kur ajo takoi një djalë; unë thjesht u gjenda aty. Ishte hera e parë dhe e fundit që e pashë. As fytyrën nuk do ta njihja sot po ta shihja, por emri i tij më ndoqi per rreth dy vite, sepse ai mbushi gjithë rininë në Durrës duke thënë se më kishte dashur. Kështu që, e dashur Monika, mos e quaj një vajzë gënjeshtare pa prova. Ke edhe ti vajzë vetë… Meshkuj që shesin mend me vajza të bukura ka sa të duash, por në shogërine tonë patriarkale më lehtë besohen meshkujt gënjeshtarë sesa gratë”.



