Sfida dhe Natyrë “Ferma Vip” nën drejtimin e Luana Vjollcës starton rrugëtimin e saj këtë mbrëmje
Reality Show “Ferma Vip” pritet të startojë sot në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus. Pjesmarrësit të cilët do të jenë pjesë e shtëpisë në fermë do të zbulohen në mbrëmje. 16 vipa do të bëhen protagonistë të jetës në fshat, të cilët do të përballen me sfida siç është jeta në natyrë por njëkohësisht edhe me lojën ndaj njëri-tjetrit. Ajo e cila do të moderojë këtë show është një emër jo pak i njohur në prezantim bëhet fjalë për Luana Vjollcën, një figurë tepër e dashur për publikun. Në çdo dalje të saj Luana ka ditur të sjellë sukses dhe padiskutim edhe këtë herë moderatorja me siguri do të shkëlqejë në prezantimin e “Ferma Vip”.
