Shakira nderohet në Columbia,një rrugë në Barranquilla do mbajë emrin e saj

Shakira nderohet në Columbia,një rrugë në Barranquilla do mbajë emrin e saj

Emri i këngëtares së njohur Shakira do të jetë një emër rruge në Kolumbi. Qyteti kolumbian i Barranquilla do të emërojë një avenue me emrin Shakira si nder ndaj këngëtares ndaj kontributit artistik por jo vetëm që këngëtarja me famë botërore ka dhënë për atë vend. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryebashkiaku i zonës Alejandro Char në rrjetet e tij sociale. Gjithashtu Zyra e Kryetarit të Bashkisë tha në një deklaratë se: “Ne banorët e Barranquilla kemi detyrimin t’i bëjmë homazhe asaj gruaje spektakolare që ka bërë që emri i Barranquilla të jehojë në të gjithë botën. Dhe nëse 72 do të ndryshojë për mirë, dhe do të duket bukur, dhe do të jetë e kalueshme, e kalueshme, turistike, duhet të mbajë emrin e Shakira-s”.