Surpriza e ditëlindjes,djali i Neslihan dhe Kadir në fotot e para
Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram urimin për bashkëshortin e saj po ashtu aktor shumë i njohur në Turqi, Kadir Dogulu. Me anë të disa fotove që ajo ka shpërndarë ka treguar dhe djalin e tyre. Aktorja ka zgjedhur pikërisht ditën e lindjes së bashkëshortit të saj për të prezantuar dhe vogëlushin e tyre duke i mbuluar portretin. Fotot ajo i ka shoqëruar me këtë mbishkrim: “Gëzuar ditëlindjen, babi. Ti je vendi im i sigurtë, guida ime dhe forca ime. Shumë mirënjohëse që ti ke lindur. Të dua më shumë se fjalët mund të thonë.”







