Tashmë zyrtare, e verdha është ngjyra e pranverë-verë 2025
Ngjyra e verdhë është kudo këtë sezon, mesa duket kjo ngjyrë do të rezistojë gjatë në pranverën dhe verën e vitit 2025. Figura të njohura kanë zgjedhur të verdhën për të veshur në evente të rëndësishme ku ata kanë qënë të pranishëm siç ishin Katie Holmes apo Timoothe Chalamet të cilët shkëlqenin të veshur në të verdhë në eventet ku kanë marrë pjesë. Aktori i filmit Wonka kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë të verdhë që e bënte atë të binte në sy gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve Osacar nga ana tjetër edhe Katie Holmes është shfaqur me këtë ngjyrë në eventin e vjeshtës 2025 të Zimmermann ku kishte zgjedhur të mbante veshur një kostum në ngjyrë të verdhë. Nuanca e verdhë e zbehtë u pa në të gjithë koleksionet Pranverë-Verë 2025, duke u shfaqur në dizajnet për marka të njohura si Chanel, Toteme, Chloe dhe 16Arlington.

