Të kuptojmë, të pranojmë, të mbështesim

Të kuptojmë, të pranojmë, të mbështesim

Çdo vit, më 2 prill, shënohet Dita Boterore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, një ditë e rëndesishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse për personat në spektrin autik. Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në mënyrën se si një person komunikon, ndërvepron dhe përpunon informacionin. Sipas Organizatës Boterore te Shëndetësisë (OBSH), miliona njerëz në mbarë botën janë në spektrin autik. Pavarësisht nga sfidat që mund të perballin, personat me autizëm kanë aftësi dhe talente të ndryshme qe mund të shkëlqejnë në një mjedis të përshtatur dhe mbështetës. Pse është e rëndësishme kjo ditë? 1.Rrit ndërgjegjësimin mbi autizmin dhe sfidat me te cilat perballen individët dhe familjet e tyre. 2.Promovon pranimin dhe përfshirjen në shkolla, vende pune dhe komunitet. 3.Nxit mbështetjen dhe qasjen e duhur ndaj shërbimeve arsimore, sociale dhe shendetesore. Shoqëria jonë ka një rol kyç në krijimin e një mjedisi ku të gjithë individët, pavaresisht nga mënyra e tyre e te menduarit apo komunikimit, të ndihen të pranuar dhe te mbështetur.Në këtë ditë, le të reflektojmë mbi rëndësine e diversitetit dhe të angazhohemi për një botë më të hapur dhe të drejtë për të gjithë!